Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 9 majin “Ditën e Evropës”, përcjell InLajmi.
Sipas Haradinajt, Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta europiane dhe tani vizioni i saj i palëkundur është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të kësaj dite, kreu i AAK-së i ka bërë thirrje shteteve të BE-së që të njohin dhe të pranojnë të arriturat e Kosovës, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbahen më të izoluar.
Haradinaj thekson se më shumë Evropë në Ballkan do të thotë më shumë rritje e zhvillim të këtyre vendeve.
Postimi i plotë i tij:
Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta europiane dhe vizion i saj i palëkundur është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Sot në Ditën e Evropës edhe njëherë i bëjmë thirrje shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja të cilës natyrshëm i takojnë.
Më shumë Evropë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje e zhvillim.
Urime Dita e Evropës! /InLajmi/