Këngëtarja, Ronela Hajati e cila po përfaqëson Shqipërinë në Eurovision ka zgjedhur një veshje mjaft interesante për t’u prezantuar në tapetin e kuq në ceremoninë hapëse të Eurovisionit, shkruan InLajmi.
Veshja e saj është shumë më ndryshe nga veshjet e zakonshme që artistët përzgjedhin për Eurovision, madje fansat kanë komentuar Ronelën duke i thënë se veshja duket sikur është për ‘Met gala’.
Ronela qysh nga fillimi i këtij formati ka tërhequr vëmendjen.
Kohëve të fundit është bërë një ndër personat më të përfolur, qoftë për kereograinë, qoftë për këngën apo për pjesëmarrjen e saj në Eurovision.
Kujtojmë se “Eurovisioni” këtë vit mbahet më 10, 12 dhe 14 maj. /InLajmi/