Në San Jose, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e ri të Republikës së Kosta Rikës, Rodrigo Chaves, transmeton InLajmi.
Presidentja Osmani i ka përcjellur urimet më të mira presidentit Chaves në marrjen e përgjegjësive së detyrës së tij të re, udhëheqjes së popullit dashamirë e paqedashës të Kosta Rikës drejt një të ardhmeje të begatë e të sigurt.
Presidentja Osmani dhe presidenti Chaves janë pajtuar që marrëdhëniet bilaterale në mes të 2 vendeve tona të thellohen, duke përfshirë bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Osmani njoftoi Chaves për progresin e Kosovës në fusha të ndryshme si dhe për përgatitjet për aplikim më organizata ndërkombëtare.
“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës si një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë tonë, pikërisht në ditën kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran” ka thënë presidentja Osmani. /InLajmi/