Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden bëri një vizitë të papritur në Ukrainë gjatë një udhëtimi në Rumani dhe Slloveni ku po rikonfirmonte mbështetjen e SHBA-së për aleatët e NATO-s, transmeton InLajmi.
Biden u takua me zonjën e parë të Ukrainës, Olena Zelensky në një shkollë në qytetin kufitar të Uzhhorod, e cila aktualisht po përdoret si strehë e përkohshme për personat e zhvendosur.
Zonja e Parë e SHBA-së tha se donte “të tregonte se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës” duke shtuar se lufta, tani është muaji i 3-të i saj, kishte qenë “brutale” dhe duhej të ndalej.
Olena Zelensky tha se ishte një “akt i guximshëm” për të vizituar Ukrainën.
“Ne e kuptojmë se çfarë i duhet zonjës së parë të SHBA-së për të ardhur këtu gjatë një lufte, kur aksionet ushtarake po zhvillohen çdo ditë, ku sirenat ajrore po ndodhin çdo ditë, madje edhe sot”, tha ajo.
Ajo shtoi se vizita, në ditën e nënës, ishte shumë simbolike, duke shtuar: “Ndjejmë dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite kaq të rëndësishme”.
Zelensky nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, shkruan BBC.
2 zonjat e para të të 2 vendeve më vonë u ulën dhe luajtën me disa nga dhjetëra fëmijët që aktualisht janë të strehuar në shkollë, duke bërë arusha prej letre, që është simboli i krahinës lokale. /InLajmi/