Nënkoloneli, Illia Samoilenko në konferencën për shtyp të bërë përmes internetit si mjet komunikimi, ka thënë se dorëzimi nuk është opsion, transmeton InLajmi.
“Dorëzimi për ne është i papranueshëm, nuk mund t’i bëjmë një dhuratë kaq të madhe armikut,” thotë ai.
Gjithashtu nënkoloneli theksoi se të jesh i kapur për të është si të jesh i vdekur, shkruan BBC.
Illia Samoilenko shtoi se ushtarët po luftojnë kundër një agresori që ka sjell terror në Ukrainë, ukrainasit po i qëndrojnë kundër barbarizmit./InLajmi/