Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së noterëve në Kosovë, këtë e ka bërë të ditur Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Chrisitian Heldt për rrjetit social Twitter.
Heldt ka thënë se kky union do të jap mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare, ku ka shtuar se nuk ka nevojë të nxitohet me nominimet.
“Lajm i mirë nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve: pas bisedimeve me të gjithë palët e interesuara këtu, IUNL konfirmoi se ata do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së noterëve në Kosovë dhe do të japin mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare. Pra, nuk ka nevojë të nxitoni nominimet tani”, ka shkruar ai./InLajmi/