2 turistë polakë humbën jetën mesditën e së premtes, si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën e Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi në Kryebushat, ku u përfshinë një mjet tip Golf dhe motori me të cilin udhëtonin 2 turistët.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për këtë arsye, çifti i polakëve që udhëtonte në motor morën plagë të rënda të cilave nuk arritën ti mbijetonin, raporton A 2 CNN.
Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.