I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar ministrat në qeverinë e Albin Kurtit. Limaj thotë se derisa ai vetë ishte ministër, i frymëzonte njerëzit për të punuar. Ndërkohë, po sipas Limajt, ministrat e Kurtit e lënë punën në orën 16:00.
“Na kemi ditur me frymëzuar. Unë nuk kam qëndruar në zyre. Unë s’kam thënë nëse më vjen vendimi e nënshkruaj nëse jo s’është përgjegjësi e imja”, thotë Limaj.
“Praktika e këtyre ministrave është me ndejt në zyre. Me dalë mirë me kravata, në 4 pasdite si të kryhet orari i punës me shku në shpi. Vikendeve me i marrë fëmijët e me shku në Selanik ose me shku në Shqipëri”, shtoi ai në emisionin “Pressing” në T7.
“Ne nuk jemi kufizuar se edhe unë kam mundur me nejt në zyre dhe në orën 4 ose 5 pasdite me shku në shpi. Ne e kemi fut për herë të parë praktikën me punu edhe natën. Shteti i ri do frymëzim”, theksoi Limaj.