Julianne Moore u shfaq mahnitëse në tapetin e kuq në Met Gala 2022, transmeton InLajmi.
Aktorja 61-vjeçare veshi një fustan mahnitës krem pa rripa “Tom Ford” me doreza opere për t’u përshtatur me temën e mbrëmjes: An Antology of Fashion.
Fituesja e Oskarit e kishte përzgjedhur si grimin ashtu dhe aksesorët që të jenë sa më të thjeshta. Ajo kishte të veshur vathë diamanti shumë karatësh dhe një çantë të mbuluara me kristale, shkruan Daily Mail.
Burri i saj, regjisori Bart Freundlich, ishte i veshur me plot stil, veshja e tij ngjasonte me veshjet zyrtare të shoqëruara nga një fjongo e bardhë, si dhe doreza të bardha tradicionale. /InLajmi/