Ishte plotë një muaj ku Besimtarët musliman iu përkushtuan Zotit duke axheruar, kështu duke plotësuar njërën nga 5 shtyllat e besimit islam, shkruan InLajmi.
E pikërishtë sot myslimanët festojnë Fitër Bajramin.
Në Kosovë manifestimi Qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati”. Manifestimi nisi në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, ndërsa namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 06:09.
Me këtë rast Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e e tij të urimit bëri thirrje për unitet ndërmjet njerëzve pa dallim.
“Sot kemi festë . Festë e cila na vjen pas kryerjes së kushtit Islam.
Festa e Fiter Bajramit si asnjë festë tjetër na bashko me familjen fisin dhe fqinjët. Festa e Fiter Bajramit për besimtaret është nga ditët më të gëzueshme. Kjo festë ka ne vete mesazhin e gëzimit haresë e lumturisë që nga fëmijët të rinjtë e të moshuarit.
Fitër Bajrami bart mesazhin më të morë të kultivimit të dashurisë për pasardhësit tan”, tha Tërnava
Tërnava tha se duke kujtuar luftërat që po ndodhin nëpër botë është shprehur se më shumë se kurrë na duhet unitet e solidaritet.
“Sot bota po përballet me kriza e konflikte nga më të ndryshme. Kur ne sot po e shijomë me të dëlirë Bajramin në vende tjera ka lufta shkatërrime. Nuk është ky misioni jon. Lutemi që në vatrat e krizës të ndalen krizat e konfliktet. Lutemi të mbizotëroj paqja e qetësia. Më shumë se kurrë na duhet unitet e solidaritet. Përveç luftërave bota po përballet edhe me krizën sociale”., ka thënë Tërnava/InLajmi/