Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Haliti ka uruar të gjithë besimtarët mysliman në nder të Festës së Fitër Bajramit, përcjell InLajmi.
Haliti ka shtuar se festa e Fitër Bajramit karakterizohet me humanitet prandaj ka lutur qytetarët ti pranojnë urimet e tij të sinqerta.
Postimi i plotë i tij:
Në emrin tim dhe në emër të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi urimet më të përzemërta gjithë besimtarëve myslimanë dhe udhëheqësve të Bashkësisë Islame me rastin e Festës së Fitër Bajramit.
Duke shënuar përfundimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, kjo festë sublimon të gjitha vlerat dhe mesazhet morale të këtij muaji, adhurimin e Zotit të kuptuar si dashuri, mirësi e mirëkuptim mes njëri tjetrit.
Festa e Fitër Bajramit, karakterizohet edhe me humanitet duke ndihmuar familjet në nevojë. Prandaj pranoni urimet e mija më të sinqerta që këtë festë ta shënoni gjithmonë në lumturi, paqe, harmoni dhe solidaritet me të gjithë./InLajmi/