Mesfushori argjentinas ka filluar të jetë pjesë e disa thashethemeve që e largojnë nga ‘Wanda Metropolitano’.
Megjithatë, raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Rodrigo de Paul nuk e ka në plan të largohet nga Atletico.
Dëshira e lojtarit është të vazhdojë me ‘Rojiblancos’ dhe e njëjta qasje vjen edhe nga klubi.,përcjell lajmi.net.
De Paul pritet të jetë në mesin e lojtarëve kryesorë te Argjentina, për Kupën e Botës 2022.