Imazhet në rrjetet sociale tregojnë tymin që ngrihet në horizont.
Menjëherë pas kësaj, kreu i qendrës së shtypit për forcat e mbrojtjes jugore tha se pista e aeroportit të Odesës ishte dëmtuar si pasojë e sulmit me raketa dhe përdorimi i mëtejshëm i saj ishte i pamundur.

Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur për fluturimet komerciale që nga 24 shkurt.
Ndryshe, konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në ditën e 66-të, që kur Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”, shkruan Gazeta Blic.
Ukraina thotë se deri më tani janë vrarë rreth 23 mijë ushtarë rusë.





















