Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi sot gjatë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do ta shqyrtojë nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit, përcjell InLajmi.
Çitaku ka thënë se Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015

Ajo e ka quajtur skanaloze këtë situatë që e ka krijuar Kurti.
Postimi i plotë i saj:
Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015. Kosova poashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO.
Kosova ka marrë pjesë në EXPO Antalya në vitin 2016, e së fundi edhe në EXPO Dubai.
Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…
Kryeministër, apliko në Këshill të Evropës. Votat i kemi. Mos u bëni qesharak për të aplikuar për antarësim në organizatat ku tashmë jemi anëtar. /InLajmi/



















