Policia e Kosovës, Fshati Volljakë, qyteti Klinë ka njoftuar se arma e cila është përdorur në rastin e 23 vjeçarit është konfiskuar, gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek, shkruan InLajmi.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për InLajmin ka shtuar se rasti tani i përket prokurorisë dhe se nuk ka detaje të tjera për të shtuar./InLajmi/