Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, deputeti i AAK-së Besnik Tahiri dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Enis Kervan kanë marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell InLajmi.
Deputetët janë pritur nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox.
Si detyrë kryesore e deputetëve ka qenë prezantimi i të arriturave të Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut, demkoracisë dhe sundimit të ligjit.
Gjithashtu deputetët kanë argumentuar se pse Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.
Postimi i plotë i saj:
Sot, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, si delegacion i Kuvendit të Kosovës u pritem nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Tiny Kox.
Gjatë takimit prezantuam të arriturat e Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe argumentuam anëtarësimi potencial të Kosovës në Këshillin e Europës. /InLajmi/