Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka treguar se pas 25 vitesh e ka takuar Alice James, themeluesen e “Kosova Action Network”, e cila e ka përkrahur asokohe Kurtin në protestat studentore, përcjell InLajmi.
Kurti theksoi se Alice James përkrahjen për të nuk e ka ndalur edhe gjatë kohës kur ai ka qenë i burgosur politik në Serbi, pasi James kishte bërë fushatë ndërkombëtare për lirimin e të burgosurve atje.
Takimit i është bashkangjitur edhe ambasadori Ilir Dugolli, i cili gjithashtu kishte qenë pjesëmarrës në protestat studentore.
Postimi i plotë i tij:
25 vjet më vonë: Alice James, themeluesja e Kosova Action Network (KAN) që mbështeste protestat tona studentore. Shumë të reja e të rinj nga Kosova i ka ndihmuar Alice për t’u shkolluar në ShBA. E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë. Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., na mirëpriti ambasadori ynë Ilir Dugolli, i cili me 1 tetor 1997 ndodhej në rreshtin e dytë afër meje dhe mbante parullën me stemën e Universitetit të Prishtinës. /InLajmi/
