Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar ashpër për autostradën e Dukagjinit.
Time Kadrijaj përmes një shkrimi në Facebook, thotë se tani komunat e Dukagjinit e kanë shansin me e pa fytyrën e vërtetë të partive që e kundërshtojnë këtë autostradë.
“Nëse tërë Kosova tashmë veç ka autostradë pse po u dashka të izolohet 1/3 e vendit?! Ju që jeni kundër, mos e harroni peshoren e popullit se shpejt do të kërkoni të zgjidheni prapë”, shkruan ajo.
Ajo kërkoj nga deputetët që të thonë Po autostradës e mos të e kundërshtojnë atë.
Postimi i plotë nga Time Kadrijaj:
Komunat e Dugagjinit e kanë shancën me e pa fytyrën e vertet të partive që e kundërshtojnë autosdradën e Dukagjinit. Nëse tërë Kosova tashmë veq ka autostradë pse po u dashka të izolohet 1/3 e vendit?! Ju që jeni kundër, mos e harroni peshorën e popullit se shpejt do të kërkoni të zgjidheni prap.
Unë si njëra nga deputetet e kësaj zone, ju bëj thirrje të gjithë deputeteve te Parlamentit, e veqmas atyre të kësaj ane, që mos t’i mbyllin sytë por të reagojnë fuqishëm kundër atyre që po e paralajmerojnë bllokimin e ketij projekti? Kjo pjesë e Kosovës është Metohi por është Dugagjini i Kosoves me vlera te gjithanshme historike, kulturore, ekonomike, turistike, por gjithsesi edhe strategjike. Pra koleg deputet t’i themi PO autostradës së Dugagjinit. /InLajmi