Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka thënë se Kushtetua e Kosovës nuk i lejon pushtetit të jetë palë inicuese në “Komisionin Hetimor” sepse askush nuk mund ta hetojë vetveten, raport InLajmi.
“Kushtetua nuk i lejon pozitës të jetë palë incisuese, ajo i garanton opozitës të përfaqësoj “Komisionin Hetimor”” tha ai.
Shala shtoi se legjislatura që po e diskutonin ka kuptim nëse hetohen çështje të sotshme, ndërsa për hetim të së kaluarës duhet vota e shumicës.
Tutje ai shtoi se kuvendi është i detyruar ta pranojë këtë komision, sepse Kushtetuta e Kosovës e lejon këtë./InLajmi/