Dritan Abazoviq është propozuar për kryeministër nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, por ai nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, ku do të votohet qeveria e re.
Mandatari Dritan Abazoviq, në seancën e Kuvendit, paraqiti ekspozenë e programit të qeverisë që synon ta udhëheqë, për të cilën tha se do të bazohet në dy shtylla kryesore – sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, përcjell Klan Kosova.
Ai shtoi se të gjithë anëtarët e qeverisë janë të obliguar të merren me të ardhmen e Malit të Zi, e jo me kapjen e tij të mëtejshme si në të kaluarën.