Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, tregon se në momentin kur e ka marrë detyrën e drejtori të BKS-së, më një tetor të vitit 2020, ka gjetur 4.909 lëndë të pa mbyllura, përcjell InLajmi.
Sipas tij, deri më 31.03.2022 në BKS kanë ardhur edhe 7.059 lëndë të reja, që në total arrijnë në 11.968 lëndë. Deri në fund të muajit mars të këtij viti janë mbyllur 9.114, derisa aktive kanë mbetur vetëm 2665.
Një numër rekord i lëndëve prej hiç më pak se 9.144 janë mbyllur nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), nga një tetori i vitit 2020, ditë kjo kur ka nisur punën Mazreku, e deri më 31 mars të këtij viti.
Ky numër i madh i lëndëve të mbyllura brenda një periudhe kohore prej 18 muajsh ka treguar përkushtimin dhe angazhimin e menaxhmentit të ri në reformimin krejtësisht të këtij Institucioni të rëndësishëm në vend.
Mazreku tregon se më një tetor të vitit 2020, kur ka nisur punën si drejtor i BKS-së, kanë qenë 4.909 lëndë aktive që i përkisnin viteve 2003 deri më 2020.
“Falë angazhimit tim të madh, por edhe gjithë stafit, duke punuar në të shumtën e rasteve pas orarit e gjatë ditëve të vikendit, ne brenda një periudhe kohore si asnjëherë më parë kemi arritur të mbyllim 9.114 lëndë. Pra, 3.743 lëndë të mbyllura deri më 31 mars të këtij viti i përkasin kohës 2003-2020”, ka thënë Mazreku.
Më tutje ai tregon se sipas vendimit numër 47-25/2020 të Bordit Ekzekutiv të BQK-së, të pranuar më datë 16.10.2020, është kërkuar nga Menaxhmentit i BKS-së që për lëndët aktive të bëhet një plan dinamik, për mbylljen e tyre në një afat prej 3 vitesh, duke filluar nga data 01.01.2021.
Mazreku tregon se deri më datën 31.03.2022, kjo kërkesë e BQK-së është realizuar mbi 76%, në afat kohor rekord prej 15 muajsh.
Sipas vendimit nr. 47-25/2020 të Bordit Ekzekutiv të BQK-së, të pranuar më datë 16.10.2020, është kërkuar nga Menaxhmentit i BKS-së që për lëndët aktive të bëhet një plan dinamik, për mbylljen e tyre në afat prej 3 vitesh, duke filluar nga data 01.01.2021. Nga tabela e mësipërme, deri me datën 31.03.2022, kjo kërkesë e BQK-së është realizuar mbi 76% në afat kohor rekord prej 15 muajsh.
- 4909 lëndë aktive kanë qenë në Byronë Kosovare të Sigurimit më një tetor të vitit 2020, ditën kur ka nisur punën drejtori i ri i BKS-së Sami Mazreku.
- 7059 lëndë kanë ardhur në Byronë Kosovare të Sigurimit nga një tetor i vitit 2020 deri më 31 mars të vitit 2022.
- 9114 lëndë i ka mbyllur Byroja Kosovare e Sigurimit nga një tetori i vitit 2020 deri më 31 mars të vitit 2022.
- 3743 lëndë të mbyllura deri më 31 mars të këtij viti i përkasin kohës deri më një tetor të vitit 2020, para se ta marrë mandatin drejtori aktual i BKS-së Sami Mazreku.
- 1166 lëndë nga totali i lendeve të pambyllura prej 2665 i përkasin kohës para një tetorit të vitit 2020.
- 76 %e lëndëve të raportuara në BKS nga viti 2003 e deri në fund të vitit 2020 janë mbyllur nga menaxhmentit i ri brenda 15 muajsh. /InLajmi/