Dita e enjte ishte e rezervuar për seancën e Kuvendit në Mal të Zi, në të cilën pritej të zgjidhej kryetari i Kuvendit në të njëjtën kohë edhe qeveria e re, përcjell InLajmi.
Në krye të kësaj qeverie pritet të jetë shqiptari, Dritan Abazoviq, por nuk shkoi gjithçka ashtu siç ishte menduar.
Kryetari i tanishëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, tha se për këtë seancë të njoftuar nuk ka kuorum.
Në këtë seancë është vërejtur që janë tërhequr 2 deputetë e ata ishin Strahinja Bulajiq dhe Milo Bozoviq. /InLajmi/