Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Azi, Karen Donfried, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale, integrimin evropian.
Në takim Vuçiq vuri në dukje nismën “Ballkani i Hapur” si shembull i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal dhe luftës për qëllime të përbashkëta, duke theksuar se është mënyra më e mirë për të përgatitur shtetet e rajonit për anëtarësim dhe për të përgatitur standardet e BE-së.
Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Aziatike Karen Donfried theksoi se Shtetet e Bashkuara mbrojnë fuqimisht që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe përsëriti se ky është një nga rajonet prioritare.
Duke përshëndetur nismën “Ballkani i hapur” dhe synimin e Serbisë për të vënë në fokus të bashkëpunimit rajonal çështjet ekonomike, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi se kjo nismë paraqet një mundësi për promovim edhe më të mirë dhe investime rajonale.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke u pajtuar se çështjet e hapura në dialog mund të zgjidhen nën patronazhin e BE-së për të arritur zgjidhje kompromisi, përcjell Klankosova.tv.
“Pala jonë i ka përmbushur obligimet e veta, ndërsa Prishtina me këmbëngulje i shmanget zbatimit të saj. Edhe 9 vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit dhe planit zbatues, themelimi i Unionit të Komunave Serbe nuk është iniciuar”, ka thënë Vuçiq.