Gianluigi Buffon ka bërë një gabim të rëndë i cili i kushtoi skuadrës së tij, Parmas me një gol në kategorinë e 2-të të Italisë.
Portieri legjendar, 44 vjeç, në minutën e 7 kishte bërë një lëshim të madh duke mos arritur të pranonte mirë topin e rikthyer nga bashkëlojtari i tij, shkruajnë mediat italiane.
Buffon mori një pasim prapa nga Jayden Oosterwolde kur nuk dukej se kishte ndonjë presion serioz mbi portierin italian.
Por kur u përpoq të lëvizte topin te Enrico Del Prato, portieri bëri një goditje të turpshme me ajër, të cilën sulmuesi i Perugias, Marco Olivieri, e rrëmbeu dhe e dërgoi në rrjetë.
Buffon u kthye në Parma në verë – klubi me të cilin filloi karrierën e tij në vitin 1995.
Ai ka luajtur 25 ndeshje në ligë për skuadrën e nivelit të 2-të dhe kishte shpresuar të ndihmonte klubin të kthehej në ligën e pare, përcjell Front Online.
Por Parma ulet në vendin e 13-të, teksa shkon në 2 ndeshjet e fundit të sezonit.