Në autostradën Suharekë-Duhel mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku, përcjell InLajmi.
Në aksident thuhet të jenë përfshirë 2 vetura ndërsa nga ky aksident të lënduar kanë mbetur 2 persona.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani tha se 2 të lënduarit po marrin trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. /InLajmi/