Ka pasur luftime të ashpra në rajonin lindor të Ukrainës i njohur si Donbas, i cili kufizohet me Rusinë, transmeton InLajmi.
Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut tha se megjithëse situata në rajon është e vështirë, ushtria ukrainase “po mban frontin” kundër forcave ruse.
Ai tha se Ukraina ka zmbrapsur 6 sulme ruse në rajon në 24 orët e fundit. Ai tha se granatimet e vazhdueshme kishin shkaktuar shumë viktima.
Qyteti i Kreminës ka rënë në duart e rusëve, konfirmoi Haidai.
Haidai tha se situata për njerëzit në të gjithë Luhansk është “kritike”, me shumë qytete të mbetura të ndërprera nga furnizimi me energji elektrike, uji dhe ushqimi pasi infrastrukturat kryesore janë “shkatërruar plotësisht”, shkruan BBC.
Ai tha gjithashtu se të gjithë banorët janë këshilluar të evakuohen në rajone më të sigurta dhe se evakuimet po kryhen çdo ditë, ndërsa është e sigurt që njerëzit të largohen. /InLajmi/