Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, përcjell InLajmi.
Rohde e ka dënuar këtë sulm të 5-të ndaj Policisë së Kosovës në vetëm disa javë, duke e quajtur si sulm ‘të neveritshëm’.
Ambasadori ritheksoi se do të japë mbështetje të plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të sjellë autorët para drejtësisë.
Ndryshe, ditën e sotme është sulmuar prapë Policia e Kosovës, duke u bërë ky sulmi i 5-të ndaj tyre. /InLajmi/
We condemn this fifth despicable attack on the KP in just a few weeks. Full support to Kosovo’s law enforcement authorities to bring the perpetrators to justice https://t.co/XcnInvCxnR
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 26, 2022