Ministria e Jashtme ukrainase ka shprehur shqetësimet më 26 prill lidhur me situatën në rajonin e shkëputur pro-rus të Moldavisë, Transdniester, dhe ka dënuar ato që ka thënë se janë përpjekje të Rusisë për ta tërhequr këtë rajon në luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Ministria ukrainase tha përmes një deklarata se një seri incidentesh, ku përfshiheshin edhe disa shpërthime, “kanë përkuar me deklaratat e komandës ushtarake ruse për të pushtuar të gjithë rajonin jugor të Ukrainës dhe për të krijuar një korridor tokësor për në rajonin Transdniester të Moldavisë”.
“Ukraina mbështet fuqishëm integritetin territorial të Moldavisë në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht, dënon përpjekjet për ta përfshirë rajonin Transdniester të Moldavisë në pushtimin rus të Ukrainës dhe bën thirrje për shtensionimin e situatës”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ukrainase.
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thënë të martën se sulmet në rajonin e mbështetur nga Rusia ishin përpjekje e fraksioneve brenda këtij territori për të rritur tensionet, shkruan REL,
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se ngjarjet në këtë rajon paraqisnin shqetësim të madh dhe se Moska po vëzhgonte nga afër zhvillimet.