Ministrat e Mbrojtjes nga vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Europian u takuan sot në bazën ajrore të Shteteve të Bashkuara në Ramstein, në Gjermaninë jugperëndimore, për të diskutuar për më shumë mbështetje për Ukrainën.
Një ndryshim i madh politikash u njoftua nga qeveria gjermane, e cila ka autorizuar furnizimin me rreth 50 tanke kundërajrore Gepard Flakpanzer.Të ruajtur në një bazë përgjatë dekadën e fundit, ato do t’i nënshtrohen përmirësime teknike përpara se të dërgohen në Ukrainë.
Gjermania ka pasur prej kohësh një politikë të mos dërguar armë të rënda në zonat e konfliktit, por qeveria e saj është nën presion për të ofruar më shumë ndihmë për Kievin, transmeton Klan tv
Teksa dha njoftimin, Ministrja e Mbrojtjes e vendit, Christine Lambrecht tha se Gjermania “do të shqyrtojë të gjitha mundësitë se si mund ta mbështesim më tej Ukrainën në luftën e saj të guximshme dhe të rëndësishme për liri dhe paqe”