Edhe në jetën e përditshme ka konflikte mes njerëzve por ato mes personazheve publike pothuajse çdoherë janë në qendër të vëmendjes, shkruan InLajmi.
Loja brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Albania VIP, treguan shumë për fytyrat publike që qëndruan gjatë kohë brenda saj.
Disa nga banorët krijuan shoqëri më njëri-tjetrin disa u bënë armiqë, e më sa duket disa pasi dolën i dhanë fund shoqërive të krijuara brenda.
Njejtë ndodhi me këngëtaren e famshme, Filloreta Raçi-Fifi, dhe aktoren e njohur, Arjola Demiri, me sa u pa dhe u dëgjua 2 bukuroshet në fjalë kanë shkëputur kontaktin njëherë e mirë.
Ishte aktorja, Monika Lubonja e cila më dashje a pa dashje tregoi shumë, në një emision televiziv gjatë një loje ia ra ta telefononte Fifin ku kjo e fundit nuk hezitoj të flas.
Fifi i tha Monikës së në ditëlindjen e saj kishte njerëz të pa dëshiruar, e që menjëherë aktorja pyeti këngëtaren së për kë bëhej fjalë.
Përderisa Fifi nuk “i dha 5 pare” dhe u përgjigj më emrin e Arjolës, ku më pas arsyetoi fjalën e saj duke thënë së është Arjola ajo që i ka dhënë bllok Fifit. /InLajmi/