Reperi, Lyrical Son ka folur për zhvillimet e tij të fundit në karrierë por edhe për hip-hop-in në përgjithësi.
Madje ai u shpreh se estrada shqiptare numëron aq shumë të rinj sa edhe nuk i njeh me emra.
“Nuk njoh reper shumë të ‘sëmurë’ që është reper shumë i mirë edhe që është ‘gangster’, ndoshta ka se tash unë jam shumë larg po mi përmendin disa emra të rinj që nuk po i njoh. Se s’jam në rrjedha, por po flas për gjeneratë timen, nuk kam njohur unë reper që është ‘gangster’ i vërtetë edhe reper. Sepse nuk mundesh, duhet të zgjedhësh rrugë ose skenë”, u shpreh ndër të tjerash Lyrical Son.
Tutje, ai foli edhe për pjesën e dytë të albumit “Muzikë e Alltisë”, duke thënë se bashkë me MC Kreshën kanë në plan të sjellin së shpejti, por një datë të saktë të publikimit të projektit nuk ka, shkruan lajmi.net.
Reperi gjithashtu shtjelloi edhe temën e klikimeve të famshme nga estrada, duke thënë se nuk beson në shifrat astronomike të dëgjueshmërisë së tyre por që prapëseprapë i mirëkupton për shkak se disa prej tyre, përdorin shifrat e klikimeve për marketing.