• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Testi PISA do të mbahet përsëri, Hyseni: Rezultatet do të jenë “drithëruese”

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
24 April 2022
në KRYESORE
0 0
0
Testi PISA do të mbahet përsëri, Hyseni: Rezultatet do të jenë “drithëruese”
0
SHPERNDARJE
113
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Njohuritë e nxënësve kosovarë do t’i nënshtrohen edhe njëherë testit ndërkombëtar PISA.

7.000 nxënës, nga 15 vjeç, të përzgjedhur nga 237 shkolla të Kosovës, do të testohen në ditë të caktuara nga 25 prilli deri më 20 maj.

PISA, apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është një studim mbarëbotëror i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në vendet anëtare dhe joanëtare, i cili ka për qëllim vlerësimin e sistemeve arsimore.

Në vitin 2015 dhe në vitin 2018, ky test, i cili bën vlerësimin në lexim, matematikë dhe shkencë, e ka nxjerrë Kosovën gati në fund të listës botërore.

Këtë herë thuhet se po bëhen përgatitje më intensive, me nxënës që mbajnë orë shtesë, pas përfundimit të orarit të rregullt mësimor.

Në Shkollën Fillore “Dardania” në Prishtinë, kanë folur Melik Fetahu dhe Medina Shala- të 2 nxënës të përzgjedhur për testin PISA.

Të 2 ata, pasi mbajtën orë shtesë në lëndën e matematikës, thanë se presin që ta kalojnë me sukses testin.

Po mundohemi dhe po angazhohemi së bashku me arsimtarë që të kemi rezultate të mira. Shpresoj t’ia dalim mirë”, tha Medina.

Nga shkolla “Dardania”, PISA-s do t’i nënshtrohen 19 nxënës. Koordinatorja e grupit të nxënëseve pjesëmarrës, Arlinda Idrizaj- Zeqiri, thotë se mësimdhënësit janë përkushtuar për përgatitjen sa më të mirë të tyre.

“Kemi marrë material nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, shembuj të pyetjeve dhe të mënyrës se si duhen përgatitur nxënësit teknikisht. Unë i kam përgatitur në mënyrë teknike, kurse mësimdhënësit e matematikës dhe të gjuhës janë duke i përgatitur vazhdimisht, aq sa kanë mundësi dhe kohë”, thotë Idrizaj-Zeqiri.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës konfirmojnë se “nxënësit janë njoftuar me natyrën e pyetjeve të testit dhe me mënyrën e plotësimit të testit në kompjuter”.

“Janë përzgjedhur 7.000 nxënës nga 237 shkolla dhe janë siguruar hapësirat me kompjuterë, ku do të mbahet testi”, thuhet në një deklaratë të MASHTI-it.

Ekspertë të fushës së arsimit, megjithatë, nuk janë optimistë për rezultate të mira në PISA.

“Rezultatet do të jenë drithëruese”, thotë Halim Hyseni, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit.

Sipas tij, cilësia në arsim edhe më herët nuk ka qenë e kënaqshme, por në 2 vjetët e fundit është përkeqësuar, për shkak të mësimit në distancë që, kohë pas kohe, ka imponuar pandemia e koronavirusit.

“Ne, kur kemi qenë edhe në kushte më të mira, rezultatet kanë qenë shqetësuese”, thotë Halimi.

Ngjashëm shprehet edhe Rinor Qehaja, ekspert i fushës së arsimit në organizatën “Ed-Guard”, me seli në Prishtinë.

“Testi PISA nuk duhet të jetë qëllim më vete. Synim duhet të jetë përmirësimi i cilësisë së arsimit, si interes shtetëror për zhvillimin socio-ekonomik, e jo vetëm për rezultate të testit”, thotë Qehaja.

Rezultatet e testit të parë PISA, që është mbajtur në Kosovë në vitin 2015, janë publikuar në vitin 2016. Kosova, asokohe, është radhitur në vendin e 68-të, në mesin e 72 vendeve që kanë marrë pjesë në test.

PISA e 2-ta në Kosovë është mbajtur në vitin 2018 dhe nga rezultatet e publikuara më 2019, Kosova ka dalë e 77-ta në mesin e 79 vendeve që i janë nënshtruar testimit.

Testi i sivjetmë ka qenë i paraparë të mbahet në vitin 2021, por është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Cilësia e arsimit në Kosovë është kritikuar edhe në një raport që ka publikuar Banka Botërore në vitin 2020, në të cilin është thënë se nxënësit në Kosovë “kanë ngecje të madhe në mësimnxënie”.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë kanë thënë më herët se shteti duhet të investojë në digjitalizimin e mësimit.

“Në shkollat tona ende mësohet me shkumës e tabelë, e madje tekstet shkollore nuk korrespondojnë me kurrikulën dhe mësimdhënësit gjithmonë janë të sfiduar dhe në telashe për ta mbajtur si duhet mësimin”, ka thënë kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari.

Kosova duket se ka cilësi më të dobët të arsimit edhe në krahasim me vendet fqinje, shkruan REL.

Në testin PISA më 2018, e para nga shtetet e Ballkanit Perëndimor ka qenë Serbia, e pasuar nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Tags: ArsimiHalim HyseniTesti i PISA-s
Postimi i mëparshëm

Papa Françesku i bashkohet thirrjes për armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse

Postimi tjetër

Refugjatët ukrainas në Shqipëri festojnë Pashkët, atyre iu bashkohen Veliaj dhe Yuri Kim

Të ngjajshme Postime

Kos për dialogun: Me Kosovën jemi më pak të angazhuar muajt e fundit, po presim qeverinë e re
KRYESORE

Kos për dialogun: Me Kosovën jemi më pak të angazhuar muajt e fundit, po presim qeverinë e re

23 September 2025
Përse Guxo dhe LVV po garojnë me lista të ndara në Prishtinë? Flet Jeta Statovci
KRYESORE

Përse Guxo dhe LVV po garojnë me lista të ndara në Prishtinë? Flet Jeta Statovci

23 September 2025
Presidenti Begaj takon homologun e Ganës në Nju Jork, thotë se ia ka konfirmuar se e njohin Kosovën
KRYESORE

Presidenti Begaj takon homologun e Ganës në Nju Jork, thotë se ia ka konfirmuar se e njohin Kosovën

23 September 2025
Gjuriq reagon në “X” pasi Osmani foli në Fox News, provon t’i paraqes atë dhe Kurtin si politikanë anti-Trump
KRYESORE

Gjuriq reagon në “X” pasi Osmani foli në Fox News, provon t’i paraqes atë dhe Kurtin si politikanë anti-Trump

23 September 2025
Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me d’rogë s’ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt
KRYESORE

Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me d’rogë s’ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt

23 September 2025
Trumpi para OKB-së: U dhashë fund 7 luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre
KRYESORE

Trumpi para OKB-së: U dhashë fund 7 luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre

23 September 2025
Postimi tjetër
Refugjatët ukrainas në Shqipëri festojnë Pashkët, atyre iu bashkohen Veliaj dhe Yuri Kim

Refugjatët ukrainas në Shqipëri festojnë Pashkët, atyre iu bashkohen Veliaj dhe Yuri Kim

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 24 shtator ndër vite?

24 September 2025
Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale

Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale

24 September 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale

24 September 2025
Takimi vs Lidhje: Dallimet e imta që kanë rëndësi të vërtetë

Takimi vs Lidhje: Dallimet e imta që kanë rëndësi të vërtetë

23 September 2025
A ndikojnë aromat dhe parfumet në humorin tonë?

A ndikojnë aromat dhe parfumet në humorin tonë?

23 September 2025
Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

23 September 2025
Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

23 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu