Papa Françesku iu bashkua të tjerëve në thirrjen për një armëpushim me rastin e Pashkëve Ortodokse, që është një festë e rëndësishme si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi, transmeton InLajmi.
Duke folur me besimtarët katolikë në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit, Françesku përsëri bëri thirrje për paqe në Ukrainë, për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur.
Luftimet filluan 2 muaj më parë – por në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar, tha Françesku, shkruan BBC.
OKB-ja dhe Kryqi i Kuq kanë bërë gjithashtu thirrje për një armëpushim. /InLajmi/