Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit në Kosovë, Rrahman Jashari ka komentuar rritjen e pagave sa ka qenë kryministër Hashim Thaçi, përcjell InLajmi.
Jashari tha se pagat asokohe ishin tmerrësisht të ulëta, mirëpo Thaçi kishte nisur me ngritjen e pagave.
Ai i ftuar në emisionin “Oxygen” ndau me shikuesit pjesën se si kishte shkuar te Thaçi dhe i kishte kërkuar ngritje të pagave, duke i theksuar atij se nuk do të lëshojnë pe.
Jashari theksoi se Thaçi ishte njeri i fjalës, kur thoshte diçka e mbante fjalën dhe sa i përket arsimit ka qenë konkret.
Kështu asokohe Jasharaj tha se pagën ua kishte bërë dinjitoze.
Në atë kohë, kemi kujtime të mira, kur ishte kryeministër Thaçi, pagat ishin tmerrësisht të ulëta, Thaçi nisi me ngritje, madje me ngritje kogja kapitale. Ne shkuam të lusim, pasi atë kohë thanë që po shkon FMN-ja, thamë 50 nuk po i marrim mos te marrim në qafë Kosovën. Shkuam i thamë kryeministër ne po lshojmë pe, mos të jetë 50, tha a je ti me i mbrojtë arsimtarët, tha kam thënë dhe u kry. Ai kur e thoshte fjalën, e thoshte…Te arsimi ka qenë konkret, na e ka bërë pagën dinjitoze”, ka thënë ai. /InLajmi/