Kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov tha se Ukraina ka nevojë urgjente për mbështetje për të fituar luftën, transmeton InLajmi.
“Ne kemi nevojë për mbështetje, por ajo që është e rëndësishme na duhet sot, jo nesër. Ne kemi nevojë për të sot,” tha Fedorov.
Fedorov u bëri thirrje veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se ai shpreson se ata do të japin mjaftueshëm mbështetje dhe armë të mjaftueshme “për të fituar këtë luftë”, shkruan CNN.
Ndryshe, Fedorov është ndaluar nga forcat ruse për 5 ditë në mars dhe më vonë u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve. /InLajmi/