Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka reaguar ndaj suksesit të ekipit Kosovar në turneun CS:GO, përcjell InLajmi.
Çeku e ka cilësuar si historike këtë sukses dhe ka përgëzuar djemtë e ekipit, duke se theksuar se kjo na bënë krenar pa fund.
Ndryshe, ekipi kosovar “Bad News Eagle” ia ka dalë të kualifikohet në në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Major Antwerp 2022.
Ky turne do të mbahet në Belgjikë.
Postimi i plotë i tij:
Historike për komunitetin E-Sports 🇽🇰
Ekipi ynë Bad News Eagles kualifikohet në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Major Antwerp 2022.
Përgëzime Flatron, Sener, Dionis, Rigon, Genc, krenari pa fund 🇽🇰 /InLajmi/