Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, përcjell InLajmi.
Gjithashtu Ramosaj ka falënderuar përzemërsisht shoqatën për kontributin dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë bamirësitë që kontribuuan në këto ndihma.
Postimi i plotë i tij:
Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare në Komunën e Deçanit.
Falënderoj përzemërsisht shoqatën për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mirënjohës për gjithë bamirësit që kontribuan në këto ndihma./InLajmi/