Në mbrëmjen e ditës së premte, një person ka vdekur nga rryma, gjatë punimeve në Pejë udhëkryqi Loxhë-Gorozhdec, përcjell InLajmi.
Policia ka njoftuar se personi është dërguar në spital ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Policia mbrëmë në orën 22:16 është njoftuar se në afërsi të udhëkryqit Loxhë-Gorozhdec, në lagjen ‘Dardania’, një person e ka zënë rryma gjatë punimeve. Është dërguar në spital edhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se trupi është dërguar për obduksion dhe policia po pret një vendim nga prokurori./InLajmi/