Anëtari i kryesisë qendrore të PDK-së Betim Gjoshi, ka komentuar qeverisjen e Kosovës nga Vetëvendosja duke thënë se fjalët e ish-udhëheqësve politik për keq qeverisjen, Kadri Veselit dhe Hashim Thaqit po marrin kuptim të vërtetë çdo ditë, përcjell InLajmi.
Gjoshi shtoi se këto veprime të qeverisë janë ato që do të sjellin Kosovën në një rrugë të dyshimtë dhe të gjithë duhet ti drejtohen Albin Kurtit në sy për këtë gjendje.
Postimi i plotë i tij:
Fjalët e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit po e marrin kuptimin e vërtetë çdo ditë!
Kjo është një prej mesazheve që i drejtohet direkt dhe në sy njeriut që sot fatkeqësisht e udhëheq Kosovën në një rrugë të dyshimtë./InLajmi/