Analistja politike Kimete Berisha ka komentuar qeverisjen e Kryeministrit Kurti që nga dimri i këtij viti, ajo ka përshkruar shqiptarët si një popull të mësuar me vuajtje të cilave iu dha vulë “Qeveria e dimrit”, përcjell InLajmi.
Terrin gjatë muajve të ftohtë Berisha e krahasoi me ferrin që populli e ka jetuar ndër vite, e sipas saj në këtë terr s’mund të shohësh as padrejtësitë e as mjetet e dhunës që përdoren në ty.
Dënimet si shtrenjtimi i rrymës për qytetarët i krahasoi me shembullin e anekdotës së ushtarit trim që i shtrëngonte këpucët për ta vrarë tërë ditën që në fund kur ti hiqte të përjetonte çlirim.
Shqiptare/antishqiptare e quante Ministren Rizvanolli e cila u bë bashkë me kriminelët e KEK-ut dhe xhelatët e ZRRE-së për të ngrohur shpirtin e fqinjëve serb në veri, e për ta lënë popullin shqiptar të mërdhirë duke parë si shkrihet bora në veri nga nxemset e lëshuara pa ndal.
Ajo shtoi se nëse rryma do të ishte urrejtje do të ua ndriçonte tërë botën këtij pushteti i cili e terroi botën e qytetarëve, në kohën më të vështirë për ta.
Postimi i plotë i saj:
Albin struja.
Njëherë e bëri TERR.
I bindur se terri është ferr.
Gjithmonë kam menduar se në Ferr ka shumë dritë, që t’i shohësh me sy mjetet e dhunës para se të zbatohen në Ty.
Në dritë i sheh detajet e vuajtjes,
kurse në terr vuajtjen mund ta ngatërrosh me ëndërr.
Terri varet prej teje, sa herë do i mbyll sytë e bën terr, diellin e mbulon me kapakët e syve, e drita, drita nuk varet prej teje.
Ferrin e solli në dimër.
Ministrja e tij antishqiptare u bërtiti shqiptarëve:
– O jahu, Mos u ngrohni me rrymë.
Kur e pyetën milioneren se me çka ngrohesh ti, ajo bërtiti edhe më shumë: ‘Me rrymë ngrohem, çfarë pyetje është kjo!
Ne nuk e zbatuam urdhërin e ministres së propagandës.
Ajo na i shtrëngoi masat edhe më shumë.
Na bëri të ndjehemi si japonezet kur i kanë dënuar dikur, ua kanë mbathur këpucët disa numra me të vegjël.
Ama ne jemi si ai ushtari i anekdotës, që gjithë ditën ka mbathur çizme të ngushta, që kur t’i zbath në mbrëmje të ndjej atë çlirimin e madh.
Se pa e njohur vuajtjen nuk e di çka është kënaqësia, nuk e ndjen as kur e ndjen e kur e përjeton, sepse e mira dhe paqja është e heshtur, gati e pahetuar kur ndodh.
Shqiptarja – antishqiptare, Artane Rizvanolli u bë edhe më e rrezikshme:
E lidhur me korporatën kriminele të KEK-ut dhe me bordin e xhelatëve të ZRRE- së, na e ndali rrymën plotësisht.
Meqenëse ne jemi si ato ‘plakat e jetës’ te Kadareja, ashti ynë ishte i mësuar me vuajtje.
Ne i shkaktonim vuajtje edhe vuajtjes, ia zgjëronim kufijtë vuajtjes.
S’kish vuajtje që vraponte baras me ne.
Kur e pa se ne nuk vdesim nga të ftohtit – se jemi shqiptarë – më parë vdesim
nga të nxehtit, ajo u bë super-raciste, e shtrenjtoi rrymën veç për shqiptarët.
I shikonim serbët matanë urës së Ibrit, kah e shkrinin borën me ngrohëse elektrike.
Pushteti na detyroi t’ua paguajmë serbëve rrymën, kurse për vete nuk e shfrytëzuam rrymën, se u bë aq shtrenjtë, më shtrenjtë se ekzistenca, sa më hesap kishe të mërdhiheshe e të shkriheshe përsëri, sesa të harxhoje më shumë se që kishe pare për të paguar.
(Veç Vala e Monalos së Kushnerit në fillim ka kushtuar më shtrenjtë).
Pastaj, kur populli nuk harxhonte dhe natën gjëmonte Kosova nga përplasja e makinave të lamjes, Albini filloi ta shishte rrymën që tepronte.
Në Kuvend tha:
Çka keni kujtuar Ju- rryma që tepron- shitet.
Rryma nuk tepronte, ajo ishte teprica e vuajtjeve dhe mallkimeve tona.
U morën vesh gjakatarët shqiptaro-serbë: Rrymën tonë Albin Kurti e shiste më lirë, kurse rrymën serbe e blente dyfish më shtrenjtë se që e shiste.
Krim i organizuar.
Shpëlarje parash.
Dhunë kundër popullit shqiptar.
Tragjedi.
Cokate kryet, kupto: rrymën e Kosovës, e shiste lirë, kurse rrymën serbe e blinte dyfish më shtrenjtë.
Ministrja që përtypet vazhdimisht, Rozeta, ishte ngarkuar që të thoshte se – fajin për krizën energjetike e ka lufta në Ukrainë’.
Qymyri i Kosovës shitej tinëz gjithandej.
… në fund, i zuri rryma.
Tash duhet të hynë në dhé që t’ua nxjerr dheu energjinë e vjedhur. …
se të zë ahti ose të zë rryma kur i ngrinë njerëzit dhe përfiton miliona nga tragjedia dhe vuajtja e të tjerëve.
Nëse urrejtja e Tyre do të ishte elektricitet – do ta ndriçonte krejt botën (Nikola Tesla).
P.S. Ani ajo kryesorja, fantazma nga ‘Thriller Era’, vazhdon të vallëzoj nën Hënën e Plotë….
me atë frizurën Majkëll Xhekson…
E myti dashnija.
po edhe shurra i pshton shpesh.
‘Nakupenda pia- nakutaka pia-mpenziëe’./InLajmi/