Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takoi ditën e premte Presidentin e Letonis ata biseduan rreth anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian, ku ky i fundit ofroi mbështetjen e plotë për anëtarësim, raporton InLajmi.
“Letonia e konsideron pavarësinë e Kosovës si të pakthyeshme dhe promovon interesat e shtetit tuaj në Bashkimin Evropian” tha Presidenti Levits.
Ai ofroi mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për përfshirjen në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO.
“Eshtë i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO, që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë” tha Kurti.
Në takim u bisedua edhe për situatën e sigurisë në Evropë dhe në rajon, pas invazionit dhe agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë./InLajmi/