Personi i cili u godit para pak ditësh nga ish-boksieri Mike Tyson ka një dosje të tërë kriminale, mësohet se edhe në ditën e incidentit ai ka qenë nënë efektin e substancave narkotike, transmeton InLajmi.
Pasagjeri i cili u konfrontua me boksierin në aeroportin e Floridës quhej Melvin Townsend, dhe në biografinë e tij përfshihej një dosje e pasur kriminale me raste si, mashtrim, vjedhje, vjedhje e shkallës së rëndë dhe posedim të substancave narkotike, shkruan TMZ.
36 vjeçari nuk e ka pasur takimin e parë me policët ditën e incidentit, dokumentet zyrtare tregojnë që ai ishte në qendra korrektuese dy herë një herë 1 vjet e gjysmë dhe herën tjetër 1 vit të plotë./InLajmi/