“Më vjen keq që i zhgënjej fansat e mi këtu, por do të punoj. Vajza juaj duhet të punojë dhe të bëjë disa filma. Kështu që ju uroj të gjithëve më të mirat” tha aktorja për Extra të mërkurën.
Ylli i “Dune” premtoi se, si gjithmonë, do të kompensojë mungesën e saj gjatë gjithë vitit me pamje më të mira se kurrë në tapetin e kuq.
“Do të vazhdoj të jap në mënyra të tjera” qeshi ajo.
Hera e fundit që 25-vjeçarja doli në shkallët e Met Galës ishte në vitin 2019. Ylli i “Spider-Man: No Way Home” mahniti me një fustan “Hirusheje” që ndryshonte ngjyrat në mënyrë magjike, me ndihmën e ‘zanave’, dhe stilisti, Law Roach.
Nga viti 2015 deri në vitin 2019, aktorja mahniti me veshjet që varionin nga një pamje e shkurtër rinore e Fausto Puglisi deri te një fustan i mbuluar me gurë me gjatësi të plotë nga Versace, i cili dukej se ishte i preferuari i Tom Holland.
Bazuar në një ekspozitë dypjesëshe, tema e këtij viti “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”, pason temën e Met Gala 2021, “Në Amerikë: Një Leksikon i Modës”, transmeton Telegrafi.
Met Gala do të mbahet më 2 maj dhe yjet si Megan thee Stallion dhe Katy Perry tashmë janë duke zgjedhur pamjet e tyre ekstravagante.