Lojtari spanjollë i ekipit Real Betis, Joaquin Sachez Rodriguez është golashënuesi më i vjetër i La Ligës, i cili do të luajë edhe në ndeshjen e së shtunës mes Real Betis dhe Valencias, në bazë të përvojës së tij në fushë lojtari pritet ta qoj lojën në avantazhin e Real Betis, transmeton InLajmi.
Kapiteni i Real Betis ka qëndruar 6 sezone në ekipin e tij të fëmijërisë dhe ka ofruar argëtim në fushë për tifozët e ekipit të lartpërmendur për një kohë më të gjatë se normalja në historinë e futbollit.
Kapiteni i Betis, Joaquin, tani është 40 vjeç dhe është një nga personalitetet më të njohura të Spanjës, ai ka shansin të kurorëzojë karrierën e tij duke udhëhequr ekipin e tij të dashur drejt trofeut të tyre të parë, shkruan BBC.
Joaquin ka filluar karrierën e tij që nga viti 2000, ndërsa në vitin 2005 është bërë lojtar i rregullt i ekipit të Spanjës, që nga ato vite lojtarin e ka karakterizuar simpatia e tifozëve dhe jetëgjatësia e paraqitjeve në fushë lojtari është paraqitur në rreth 595 lojë./InLajmi/