Paneli gjyqësorë i Gjykatës Speciale ua kanë vazhduar paraburgimin të akuzuarve Hysni Gucatit dhe Nasim Harandinajt sepse kanë konstatuar se kjo parandalon kryerjen e veprave të tjera penale që mund të bëjnë të pandehurit, raporton InLajmi.
Sipas Gjykatës Speciale ky vendim është marrë sepse të pandehurit mund të ndikojnë në gjykim dhe ta pengojnë atë, po ashtu mund të arratisen.
Kërkesat e të pandehurve janë rrëzuar poshtë nga Gjykata Speciale edhe se kanë pasur qasje në të dhëna konfideciale që ndikojnë në vazhdimësinë e gjykimit.
Paneli e sheh plotësisht të paarsyeshme që të ndërrojë vendimin e marr në seancën e kaluar për arsyet e përmendura më lartë dhe për arsye të tjera konfidenciale.
Këtu mund ta gjeni vendimin e plotë të Gjykatës Speciale. /InLajmi/