Ministria e Jashtme ruse ka shtuar 29 shtetas të rinj amerikanë në listën e ndalimit, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA-së Kamala Harris dhe CEO-n e kompanisë “Meta”, Mark Zuckerbergun, transmeton InLajmi.
Në deklaratën e Ministrisë së Rusisë thuhet se ata që u shtuan në listë ishin udhëheqës të lartë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, akademikë dhe gazetarë.
Të gjithë individëve u është ndaluar hyrja në Federatën Ruse për një kohë të pacaktuar në përgjigje të sanksioneve anti-ruse, shkruan BBC.
Kjo erdhi menjëherë pasi presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi për sanksione të reja ndaj qytetarëve rusë. /InLajmi/