Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar me pak dhe janë infektuar më shumë.
Janë kryer 1240 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 79 qytetarë.
Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,819 që nga fillimi i epidemisë.
Në të gjithë vendin janë 370 pacientë aktivë me Covid-19.
Aktualisht në spitalin Covid3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, përcjell abc news.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.