Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi ai në Forumin për Ekonomi tha se janë hapur 25 mijë vende pune, përcjell InLajmi.
Sipas deputetes nuk ka as edhe një dëshmi e cila argumenton punësimet që po i përmend kryeministri, duke thënë së punësimet e vetme janë ato të familjarëve në Korporatën Energjike të Kosovës.
Ndërsa ajo ka thënë së rritja ekonomike nuk ka ndodhur sepse shihet sa janë varfëruar qytetarët, veç kësaj këto sipas saj argumentohen më së miri në raportin e Fondit Monetar të Kosovës.
Krasniqi si përfundim Qeverinë e Kosovës e ka quajtur mashtruese kurse Kurti sipas saj është një gënjeshtar.
Postimi i plotë i saj:
2 gënjeshtra nga z. Kurti!
E para, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që e dëshmon se kjo Qeveri ka krijuar vende pune për 25 mijë persona. Të vetmet punësime për të cilat mund të japin statistika, janë ato për familjarët e tyre që i kanë rahatuar në institucione të ndryshme publike, deri në KEK.
Dhe e 2-ta, rritja ekonomike nuk ka ndodhur, përkundrazi qytetarët janë varfëruar. Kjo është evidente edhe në raportin e fundit të FMN ku thuhet se rritja ekonomike në Kosovë, është më e vogla në 10 vitet e fundit.
Qeveri mashtruese! /InLajmi/