Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. Hyseni thotë se qeveria po sillet “me arrogancë”.
“Krejt kjo sjellje e bartësve kryesorë të institucioneve në raport me këto raporte është një shpërfaqje e arrogancës dhe vetëmjaftueshmërisë, për fat të keq. Unë kujtoj se politika e një shteti në stadin në të cilin është Kosova aktualisht, do të duhej t’i merrte shumë seriozisht të gjitha këto raporte”, tha Hyseni.
“Është krekosje tipike, madje kujtoj unë shumë e papërgjegjshme”, tha ai në Pressing në T7.
“Në rast se flet për këto raporte, duke pretenduar se gjatë një viti të kaluar, gjatë periudhës të cilën raportet e caktuara e mbulojnë Kosova paska bo mrekulli. Kjo është njësoj sikurse t’i thuash drejtpërsëdrejti një institucioni si Freedom House ose Departamenti Amerikan i Shtetit që ju po flisni kot se ne jemi mirë por ju nuk po e shihni që ne jemi mirë”, shpjegoi Hyseni.