Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun kanë takuar ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe ata të ngarkuar me çështjet e ADN-së pranë Agjencisë Kosovare për Forenzikë, transmeton InLajmi.
Gjatë takimit u diskutua mundësia e angazhimit të ndonjërit nga ekspertët kosovarë të forenzikës në territorin e Ukrainës, si ndihmë e Republikës së Kosovës për shtetin që ka 2 muaj që është nën sulmet e ashpra ushtarake të Federatës Ruse.
Ditëve në vijim pritet të intensifikohet komunikimi ndërmjet Qeverisë dhe ekspertëve të forenzikës rreth kësaj forme të ndihmës për Ukrainën. /InLajmi/